Francë, Hollande zyrtarisht president, pas betimit nis bisedimet për krizën
PARIS - Francois Hollande u betua sot si presidenti i ri i Francës dhe menjëherë më pas do të nisë bisedimet me kancelaren gjermane Merkel për krizën e borxhit në Europë. Hollande bëri betimin në një ceremoni të zhvilluar në Pallatin Elize, së bashku me paraardhësin e tij, Nicolas Sarkozy, i cili u largua nga pallati mes duartrokitjeve.
"Franca duhet të jetë e hapur ndaj sfidave dhe të mos dështojë kurrë. Do të bëj të pamundurën të nxjerr vendin nga kjo krizë e lehtë.", deklaroi kreu i ri i shtetit francez.
Presidenti Hollande pritet të emërojë një kryeministër dhe menjëherë pas kësaj do të udhëtojë për në Gjermani.
Për postin e kryeministrit përfliten tre emra: Jean Marc Ayrault, Martine Aubry dhe Manuel Valls. Por në dritë ka dalë gjithashtu emri i Pierre Moscovici, që është në lojë për postin e ministrit të Jashtëm, bashkë me Laurent Fabius.
Hollande ka zhvilluar një fushatë, e cila është fokusuar në rritjen ekonomike në krahasim me masat shtrënguese, një politikë që shumë e shohin si shkaktare të një konflikti të mundshëm me Gjermaninë.
Zyrtarët gjermanë kanë theksuar nevojën që disa vende në eurozonë të zbatojnë masa drastike të kursimit dhe shpesh jopopullore në mënyrë që ekonomitë e tyre të përmbushin objektivin e eurozonës.
(er.nu/d.b/BalkanWeb) Lidhje te tjera FOTO: Hollande betohet si president, Sarkozi largohet mes duartokitjeve