Serbi, Zi kombëtare për tragjedinë e Smolenskut
BEOGRAD- Serbia është sot në zi kombëtare pas vdekjes së presidentit polak, Lech Kaczynski në një aksident ajror pranë Smolenskut, Rusi.
Pritet që presidenti serb, Boris Tadiç të marrë pjesë në funeralin e ish-kreut polak të shtetit.
Gazetat serbe dolën sot me logo të printuara në ngjyrë të zezë, ndërkohë që televizionet dhe radiot transmetojnë muzikë klasike.
Presidenti polak, Lech Kaczynski dhe 95 pasagjerë të tjerë, mes të cilëve gruaja e presidentit dhe shumë zyrtarë të lartë humbën jetën pas përplasjes së avionit me pemë. Hetimet paraprake dëshmojnë se shkak ka qënë një gabim gjatë pilotimit.
(d.b/BalkanWeb)