E Diel, 1 Nëntor 2026

Bosch: Opozita të reflektojë, po demton procesin demokratik

TIRANE- Ambasadori i OSBE-së deklaron se bojkoti i opozitës po mban peng reformat dhe po vonon procesin e demokratizimit. I pranishëm në seancën Plenare Vjetore të Konsorciumit Ndërkombëtar ambasadori Bosch ka përcjellë apelin e opozitës për të reflektuar dhe të vazhdojë betejën e saj në parlament.

““Po shfrytëzoj rastin për t’i kërkuar opozitës që të reflektojë gjatë dhe thellë për veprimet e veta, të cilat tashmë de facto po dëmtojnë procesin drejt një sistemi demokratik modern. Duhet bërë e mundur që ata të ndjejnë se pjesëmarrja e tyre aktive dhe e vazhdueshme në Kuvendin e Shqipërisë është e mirëpritur si me fjalë ashtu dhe vepra.

Do të doja që, po në këtë kuadër, t’i kërkoja Qeverisë të bëjë përpjekje të mëtejshme për të siguruar që të gjitha ligjet të diskutohen nga të gjithë grupet e interesit para se të miratohen në parlament.”
(vazhdon)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›