E Diel, 1 Nëntor 2026

Pakti detar me Greqinë, Kushtetuesja zbardh vendimin

TIRANE-Gjykata Kushtetuese ka zbardhur sot vendimin me ane te te cilit rrezoi nje muaj me pare Marrëveshjen e nënshkruar ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Greqisë për ujrat detare. Në dokumentin e Kushtetueses citohet se marrëveshja u hodh poshtë pasi kishte mangësi serioze në përmbajtje dhe mbi të gjitha binte ndesh me Konventa e OKB-së për të Drejtën e Detit, e cila theksohet se ka shërbyer si bazë për lidhjen e marrëveshjes.
Në vednim theksohet gjithashtu se ishujt nuk janë marrë parasysh.

Një ndër arsyet më të forta që detyruan Gjykatën të merrte këtë vendim, ka qenë fakti se anëtarët e grupit negociator të palës shqiptare nuk e kishin marrë lejen speciale nga Presidenti i Republikës për të negociuar me palën greke.

Në 1 Mars të këtij viti Gjykata Kushtetuese rrëzoi me votim unanim 9-0 Marrëveshjen e përcaktimit të kufirit detar me Greqinë. Nëntë anëtarët e Kushtetueses pranuan kërkesën prej 13 faqesh që Partia Socialiste depozitoi në datën 20 tetor 2009 pranë këtij institucioni, me objekt shqyrtimin e pajtueshmërisë me ligjin themeltar të shtetit të paktit detar shqiptaro-grek. Neni 4 i ligjit Nr.8371, datë 9.7.1998 "Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare", sanksion se dokumenti i plotfuqishmërisë në rastin kur subjekt i marrëveshjes është shteti shqiptar, lëshohet nga Presidenti i Republikës. Subjekt i Marrëveshjes me Greqinë për përcaktimin e kufirit detar është detyrimisht shteti shqiptar, sepse kufijtë territorialë të Republikës së Shqipërisë i përkasin shtetit dhe jo qeverisë. Pra ekspertët nuk kanë pasur plotfuqishmërinë për të negociuar në emër të shtetit shqiptar. Rrjedhimisht, marrëveshja nga pikëpamja ligjore është quajtur nul nga Gjykata Kushtetuese.
"Gazeta Shqiptare" ka qenë e para e përditshme në vendin tonë që arriti të zbardhë qysh në 28 prill 2009 (dita e nënshkrimit të paktit nga Basha-Bakojanis) faktin tronditës që fshihet në marrëveshjen shqiptaro-greke "Për delimitimin e zonave përkatëse të shelfit kontinental dhe zonave të tjera detare që i përkasin në bazë të së drejtës ndërkombëtare". Në disa numra rresht, GSH vërtetoi asokohe se qeveria Berisha i kishte dhuruar Greqisë nëpërmjet nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje një sipërfaqe të madhe ujore në detin Jon. Fakti i pretenduar do të vërtetohej vetëm pak muaj më vonë nga ish-drejtori i Institutit të Tipografisë Ushtarake të Shqipërisë, koloneli Myslym Pasha, njëherësh profesor me gradën shkencore "Kandidat i shkencave", i lauruar me titullin "Mjeshtër kërkimesh".

(vijon)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›