Serbi, gjykohen 17 ish-luftëtarë të UÇK-së për krime lufte
Para një gjykate të posaçme për krime lufte në Beograd ka nisur të enjten një proces kundër krimeve të luftës në Kosovë në vitin 1999. 17 ish luftëtarë të UÇK-së akuzohen për vrasjen e të paktën 18 serbëve dhe jo shqiptarëve të tjerë, njoftojnë mediat në Beograd. Tetë nga të akuzuarit janë në arrati. Grupi ndërmjet qershorit dhe dhjetorit 1999 ka mbajtur të burgosur dhe ka torturuar edhe më shumë se 150 persona të tjerë, thuhet në aktakuzë. Të akuzuarit e pranishëm në proces ishin arrestuar në fund të dhjetorit të vitit të kaluar në jug të Serbisë.