E Shtunë, 31 Tetor 2026

Serbi, intelektualët kërkojnë referendum për hyrjen e vendit në NATO

Një grup prej 200 intelektualësh serbë kanë kërkuar nga Kuvendi i Serbisë të shpallë referendum për hyrjen e vendit në NATO.
Kosova e pavarur është vepër e NATO-s, e cila e krijoi këtë shtet fals, dhe në të cilin për vete ndau pushtetin suprem e të pakontestueshëm", deklaroi shkrimtari nacionalist serb Matija Beçkoviç, njëri nga autorët e peticionit.
Në mesin e firmëtarëve bëjnë pjesë edhe ish-kryeministri serb Vojisllav Koshtunica, regjisori Emir Kusturica dhe mitropoliti radikal Amfilohije, peshkopët Artemie dhe Atanasije (pretendent për kreun e kishës serbe), si dhe nacionalistët e përbetuar: Dobrica Qosiç, Mihajlo Markoviç, Momo Kapor, Kosta çavoshki, Brana Cërnçeviç, etj. Në të vërtetë të gjithë ata janë kundër hyrjes së Serbisë në NATO.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›