Serbi, lideri opozitar Nikoliç përfundon në spital

Kreu i Partisë Përparimtare Serbe –SNS, është shtruar në një klinikë private pas përkqesësimit të gjendjes shëndetësore.
Ai ka hyrë një ditë më parë në një grevë urie si shenjë proteste kundër pushtetit të Boris Tadiçit.
Mediat në Beograd raportojnë se ai është dërguar me urgjencë nga Kuvendi i Serbisë ku po mbante grevën në një spital privat.
Në Kuvend Nikoliçin e ka vizituar edhe Tadiç por nuk ka arritur ta bindë të heqë dorë nga greva.