E Diel, 1 Nëntor 2026

Haxhinasto niset për një vizitë pune në Suedi

TIRANË- Zv. Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Edmond Haxhinasto, u nis sot për një vizitë pune në Suedi, me ftesë të Ministrit suedez të Punëve të Jashtme, Carl Bildt. 

Sipas zyrës së shtypit pranë ministrisë së Jashtme, në takimin me homologun suedez (7 maj), Haxhinasto do të diskutojë për ecurinë e marrëdhënieve dypalëshe, mundësitë për zhvillimin e mëtejshëm të tyre, sidomos në fushën ekonomike. 

Gjithashtu, axhenda e bisedimeve përmban çështje të integrimit evropian të Shqipërisë, të bashkëpunimit në kuadrin shumëpalësh, zhvillimet në Kosovë dhe në rajonin e Ballkanit Perëndimor, etj. 

Gjatë vizitës, Haxhinasto do të takohet edhe me Sekretarin e Shtetit për Çështje të BE-së, Oscar Waglund, me Kryetarin e Parlamentit, Per Westerberg, me Ministren për Tregtinë, Ewa Bjorling, si dhe me Sekretarin suedez të Shtetit, Frangk Belfrage.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›