E Diel, 1 Nëntor 2026

Serbi, nis gjyqi për djegien e ambasadës amerikane

Në Serbi ka filluar gjyqi ndaj Milan Zhivanoviçit, i akuzuari i vetëm për sulmin dhe djegien e ambasadës amerikane.
Lajmin e bëjnë të ditur mediat lokale të cilat theksojnë se Zhivanoviç ka deklaruar para trupit gjykues se ka qenë i pirë dhe "i tejmbushur me patriotizëm" në kohën e trazirave.
Pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës protestuesit në Beograd shkatërruan ambasadën e Shteteve të Bashkuara dhe sulmuan disa ambasada të tjera.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›