E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sllovenia dhe Kroacia nënshkruajnë për kufirin

Kroacia dhe Sllovenia kanë nënshkruar sot në Stokholm marrëveshjen për kufijtë, e cila i hap rrugën Zagrebit drejt anëtarësimit për në Bashkimin Evropian.
Nënshkrimi u bë nga kryeministrat e dy vendeve në kryeqytetin suedez, pasi ky vend mban presidencën e radhës së BE-së.
Marrëveshja për kufirin tani duhet të miratohet nga parlamentet e të dy vendeve. Dy ish-republikat jugosllave kanë pasur më parë mosmarrëveshje lidhur edhe me vijën kufitare detare.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›