Serbi, nis gjyqi për grupin ushtarak "Skorpionët"
Një gjykatë për krime lufte në Serbi ka dënuar katër anëtarë të grupit paraushtarak famëkeq të njohur me emrin Skorpionët. Ata janë ndëshkuar duke u dënuar nga pesëmbëdhjetë dhe njëzet vjet, për vrasjen e shqiptarëve të Kosovës 10 vjet më parë. Katër personat, identitetet e të cilëve janë, Zheljko Gjukiç, Dragan Mediç, Ragan Borojeviç dhe Midrag Solaja u shpallën fajtorë për pjesëmarrje në vrasjen e katërmbëdhjetë burrave, grave dhe fëmijëve nga Podujeva. Vrasjet ndodhën pak kohë pasi NATO filloi fushatën ajrore kundër forcave serbe për të parandaluar vrasjen e civilëve shqiptarë. Një zëdhënës i gjykatës tha se vendimet tregonin se Serbia ishte gati të korrigjonte gabimet e të shkuarës. Ndërkaq katër të dënuarit kanë reaguar duke thënë se do ta apelojnë vendimin e gjyaktës. Procesi gjyqësor nëntë mujor përfshiu dëshmi nga disa fëmijë që ishin qëlluar, por që mbijetuan.