E Shtunë, 31 Tetor 2026

Spanjë/Shpërthen bomba,një i vdekur

Një makinë ka shpërthyer në një parking të Arrigoriagas, në afërsi të Bilbaos, në veri të Spanjës. Sipas të dhënave të marra nga raportimet online të gazetës El Mundo, e cila citon burime nga Ministria e Punëve të Brendshme të Qeverisë Baske, nga shpërthimi ka gjetur vdekjen të paktën një person. Viktima është një inspektor i policisë spanjolle. Kufoma e viktimës u gjet në brendësi të veturës që u hodh në erë. Sipas shtypit iberik, sulmi është kryer nga ETA, grupi i armatosur bask. Shpërthimi ndodhi rreht orës 9:05 në një parking në lagjen Santa Isabel. Bomba, sipas provave paraprake, ishte vendosur nën veturën e inspektorit të policisë. Nga shpërthimi janë dëmtuar edhe katër automjete të tjera. Pas shpërthimit, është regjistruar një zjarr i fuqishëm që u përhap edhe në makinat e tjera të parkuara aty pranë. Patxi Lo'pez, kreu i qeverisë Baske pezulloi të gjitha angazhimet e tij dhe u drejtua për në vendngjarje. Lopez është socialist dhe qeveria e tij është e para qeveri baske që përjashton partinë nacionaliste. Separatistët baskë të ETA-_s e kanë kërcënuar atë dis herë, bëjnë të ditur burime mediatike.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›