E Diel, 1 Nëntor 2026

Investimet, Olldashi fton biznesin italian

Forumi

Ministri i Transporteve ka ftuar biznesin italian të zgjerojë investimet në Shqipërisë, nisur nga situata ekonomike ku ndodhet vendi. Burime zyrtare nga ministria njoftuan dje, se ritmet e larta të zhvillimit të Shqipërisë u vlerësuan me nota të larta në Forumin Ekonomik dhe Financiar të Mesdheut, të mbajtur në Milano të Italisë. Forumi, ku u shqyrtuan zhvillimet ekonomike të vendeve të Mesdheut, u hap nga Kryeministri i Italisë, Silvio Berluskoni. Të pranishëm në këtë forum ishin edhe ministrat e Transportit dhe Ekonomisë të rajonit, si dhe investitorë të shumtë. “Shqipëria u vlerësua si një vend i përshtatshëm për investime në saj të parametrave të qëndrueshëm makroekonomik, reformave për lehtësimin e kushteve të biznesit dhe luftës kundër korrupsionit”, deklaroi MPPT.

#

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›