E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tadiç i përgjigjet Sejdiut: Do të ketë takim, për statusin

Kabineti i presidentit te Serbisë, Boris Tadiç reagoi pas deklaratës se presidentit Sejdiu dy dite me pare për BBC, se nuk e përjashton mundësinë e takimit me homologun serb.Por ndryshe nga sa deklaroi presidenti kosovar, për bisedime si dy shtete sovrane ne praninë e një përfaqësuesi te rëndësishëm ndërkombëtar, kabineti i presidentit serb ka deklaruar se takimi mund te behet vetëm nëse rinisin negociata te reja mbi statusin e Kosovës nën kujdestarinë e OKB-së. “Mënyra e vetme e mundshme qe te takohen presidenti Tadic dhe zoti Sejdiu janë negociatat e reja nen mbikëqyrjen e Kombeve te Bashkuara mbi statusin e ardhshëm te krahinës sonë jugore te Kosovës”, ka deklaruar kabineti i Tadiç.  Skenari në fjale është hedhur poshtë nga presidenti Sejdiu, i cili disa here ka theksuar se bisedimet duhet te përqendrohen vetëm ne çështjet e fqinjësisë se mire.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›