E Shtunë, 31 Tetor 2026

Serbi, tangae reçipeta përtë përmbyturit

BEOGRAD- Tanga provokative, reçipetë dhe këpucë për të vdekurit- kjo ka qenë ngarkesa me ndihma humanitare që i është dërguar banorëve të Serbisë Jugore të cilët janë prekur nga përmbytjet në muajt e fundit.

Ngarkesa “jo e zakonshme” me ndihma i ka mbërritur autoriteteve të bashkisë së Trgoviste, një qytet i vogël në jug të Serbisë në kufi me Maqedoninë. Zona është një ndër më të goditurat nga përmbytjet e majit 2010, që shkaktuan dy të vdekur dhe dëme materiale të pallogaritshme.

E përditshmja Press shkruan se veshjet intime ishin sekuestruar nga autoritetet doganore serbe në kuadër të një operacioni antikontrabandë dhe i është dërguar pa u kontrolluar, banorëve në nevojë.
“Të gjithë në Trgoviste mbetën të habitur duke parë të brendshmet provokuese në ngjyra dhe masa të ndryshme, të cilat ishin dërguar si ndihma në vend të ushqimeve dhe materialeve për nevojat themelore”- shkruan Press.

“Kur mbërriti ngarkesa të gjithë shpresonim të kishte veshje për fëmijë, pasi kishim shumë nevojë. Por kur kemi parë tanga dhe reçipeta nuk i besonim dot syve", ka thënë për gazetën Dragoljub Stanojkovic, magazinieri i komunës.

“Menduam se mund të ketë qenë një gabim- shton Stanojokovic – I kërkova shpjegime personelit që kishte sjellë ngarkesën, por na treguan se bëhej fjalë për ngarkesë të sekuestruar në doganë.
Reçipetë dhe tanga aq provokative dhe të modës së fundit, sa gratë tona nuk do t’i vishnin as nëse do i kishin gratis”

Trgoviste, është i pozicionuar në një zonë shumë të varfër dhe shumë të prapambetur të Serbisë, ku vazhdojnë të ruhen zakonet patrialkale dhe njerëzit janë shumë tradicionalë.

Stanojkovic ka thënë gjithashtu se pavarësisht reagimit të zemëruar për ndihmat jo të përshtatshme disa nga banorët kanë marrë disa palë këpucë të zeza. Këpucët ishin destinuar për të vdekurit dhe gjithashtu ishin pjesë e ngarkesës me ndihma.
(s.g/ANSA/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›