E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dy të vdekur ngagripi A (H1N1) nëKroaci dhe Bosnje

ZAGREB- Dy persona të infektuar me virusin A (H1N1) humbën jetën në Zagreb dhe Bosnje-Hervegovinë. Me rastet e fundit, numri i të vdekurve nga gripi i tipit A (H1N1) në të dy vendet arriti në pesë.

I riu 26-vjeçar që vdiq në spitalin e Zagrebit, vuante nga sëmundje kronike. Ai është viktima e tretë e gripit A (H1N1) në Kroaci, ku janë infektuar rreth 300 persona.

Në qytetin boshnjak, Tuzël ka vdekur një burrë 55 vjeç, ndërkohë që në të gjithë vendin ka 20 persona të infektuar me këtë lloj gripi.
(m.a/mia/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›