Çfarë i ndodhi Shqipërisë së Madhe?
Së shpejti pas zgjedhjeve që do zhvillohen në Serbi me 21 Janar, Martti Ahtisari, ish presidenti Finlandez të cilit i është kërkuar nga Kombet e Bashkuara që të prodhojë një plan në lidhje me të ardhmen e Kosovës, ka për të parashtruar idetë e tij. Që prej 1999-ës Kosova ka qenë nën juridiksionin e Kombeve të Bashkuara. Teknikisht ajo është pjesë e Serbisë, por 90 % e popullsisë prej dy milionësh përbëhet prej shqiptarësh etnik që kërkojnë një pavarësi të plotë. Në planin e zotit Ahtisari ka për tu sugjeruar që Kosova të bëhet e pavarur por vetëm me disa kushte. Një gjë është e qartë : Kosova nuk do të bashkohet as me Shqipërinë dhe as me pjesët e banuara me shqiptarë të Maqedonisë.
Më 1990-ën kur Jugosllavia e vjetër u fut në një kolaps gjaku, Serbët dhe Kroatët u munduan që të formonin një Serbi të madhe dhe një Kroaci të madhe. Shumë serbë mendojnë se është vetëm çështje kohe kur edhe shqiptarët do të synojnë krjimin e "Shqipërisë së Madhe". Por është vërejtur se as politikanët në Kosovë dhe as ata në Shqipëri nuk e kanë promovuar asnjëherë idenë e bashkimit. Duke cituar një sondazhi të vitit 2005 në Kosovë, është konkluduar se 90 për qind e popullatës e përkrah pavarësinë dhe vetëm më pak se 10 për qind angazhohet për bashkim me Shqipërinë. "Kjo flet edhe për një fakt të cilin nacionalistët shqiptarë e urrejnë, se të rinjtë shqiptarë në Kosovë kanë zhvilluar identitetin e tyre kosovar. Nuk është se ata nuk ndihen si shqiptarë, por thjesht nuk shohin asnjë kontradiktë në të qenit kosovarë njëkohësisht.
Ndryshimi midis Serbëve dhe Kroatëve në njërën anë dhe Shqiptarëve në anën tjetër është ajo se shumica e serbëve dhe kroatëve kanë jetuar në një vend të tyren deri me 1991. Ndërsa shqiptarët që prej rënies së perandorisë Osmane se kanë pasur këtë gjë dhe ata janë rritur te ndarë nga njëri tjetri. Politikanët në Shqipëri nuk kanë treguar shumë interes në pjesën jashtë kufijve të tyre. Me pavarësinë në prag të derës, udhëheqësit kosovarë nuk e kanë ndërmend që shtetin e tyre të ri ta shkrijnë në një shtet tjetër.
Nacionalistët shqiptarë, në përgjithësi nuk e pëlqejnë termin 'Shqipëri e Madhe', ata preferojnë të bisedojnë për 'Shqipërinë etnike' .Kjo mospëlqyeshmëri nuk mbulon vetëm Shqipërinë ,Kosovën apo pjesën perëndimore të Maqedonisë por gjithashtu dhe disa pjesë të Serbisë dhe Malit të Zi. Megjithatë, është i paktë numri i shqiptarëve të cilët janë të interesuar në krijimin e një shteti të këtillë. Për shumicën prej tyre, anëtarësimi në Bashkimin Evropian është shqetësim shumë më i madh.
Sidoqoftë ,veçanërisht mes Kosovës dhe Maqedonisë, çereku i te ciles përbëhet prej shqiptarëve,qofshin këta politikanë apo akademikë,studentë,bizsnesmen-apo dhe kriminelë-që të gjithë lëvizin përkundrejt sikur të ishin një shtët i vetëm. Një shqiptare nga Maqedonia ,Teuta Arifi,na argumenton se shqiptarët duhet të imitojne Gjermanisht-folësit,që ndërtuan identitete te ndara në Gjermani, Zvicër dhe Austri dhe vazhdojne ende të ti përkasin të së njëjtës kulturë Gjermane.
Një treg pan-shqiptar prej 6 milion konsumatorësh po shfaqet ngadalë. Por ne përputhje me termat e biznesit kanë dhe ca punë për të bërë. Në vitin 2005 eksporti i Kosovës për në Shqipëri përbënte një sasi modeste prej 5.2 milion Eurosh, dhe Shqipëria nuk e radhiste këtë as në dhjetëshen e parë të importit.