Serbi, vdes 63vjecarja, viktimae dytë e AH1N1
BEOGRAD-Ministria serbe e Shëndetësisë konfirmon viktimën e dytë të virusit A (H1N1). Rasti është njoftuar mbrëmë nga Epidemiologu dhe anëtari i i ekipit të ekspertëve për sëmundjet ngjitëse të kësaj ministrie, Branislav Todoroviç.
Sipas tij viktima është një grua nga Vranja, në jug të vendit, e lindur në vitin 1948, e cila vdiq në një spital të Nishit javën e kaluar, pasi ishte infektuar me tipin A (H1N1) të virusit të gripit.
''Analizat laboratorike konfirmuan dyshimin se gruaja ishte infektuar me këtë lloj virusi'', deklaroi Todoroviç citon agjencia e lajmeve Tanjug.
Ky është rasti i dytë i konfirmuar në Serbi, që një person vdes nga virusi i gripit A (H1N1).
(s.g/balkanWeb)