E Diel, 1 Nëntor 2026

Swoboda takonKrasniqin: Raporti iMarty pa substancë

PRISHTINE- Në takimin e ushtruesit të presidentit të Republikës së Kosovës, Jakup Krasniqi me Grupin Punues për Ballkanin, eurodeputeti austriak Hannes Swoboda e vlerësoi raportin e Dick Martyt të çuditshëm, pa substancë.
Zyra për media e Presidencës njoftoi se ky Grupi Punues për Ballkanin drejtohet nga eurodeputeti austriak Hannes Swoboda, ndërsa anëtarë të tij janë edhe Doris Pack, Eduard Kukan, Jelko Kacin, Ulrike Lunacek e të tjerë.

Swoboda, fillimisht shprehu pikëpamjet e Grupit të parlamentarëve evropian në lidhje me zhvillimet e fundit në Kosovë, pastaj u ndal tek raporti i Dick Martyt, të cilin e vlerësoi si një raport të çuditshëm, pa substancë.

Ai shfaqi një dozë kritike ndaj kolegut të tij Dick Marty në lidhje me akuzat e ngritura pa substancë si dhe për mosardhjen e tij në një takim pune që e kishte ftuar Komisioni për Punë të Jashtme.

Sipas njoftimit të Presidencës, Swoboda ka thënë se Marty nuk iu përgjigj ftesës, duke mos shfaqur një bashkëpunim me europarlamentarët rreth kësaj çështjeje. Ai po ashtu theksoi edhe tërheqjen paksa të Dick Martyt nga raporti i tij, dhe faktin se, siç duket, edhe ai e ka kuptuar se është një raport pa substancë.
Ndërkaq, ushtruesi i presidentit të Kosovës bëri një prezantim të zhvillimeve në Kosovë.
(m.a/tg/BalkanWeb)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›