Superliga, Flamurtari nis nga Kruja mbrojtjen e kreut të Superligës
TIRANË- Superliga shqiptare do të nisë nesër me ndeshjet e javës së 17-të të saj pas një pushimi një mujor, ku shumë skuadra, përveç ndryshimeve në organikë nga merkato dimërore, vijnë edhe pas një faze përgatitore të zhvilluar kryesisht jashtë vendit.
Ekipi i parë që do të zbresë në fushë në javën e 17-të do të jetë pikërisht skuadra kryesuese e Flamurtarit të Vlorës, e cila do të luajë në Krujë ndaj Kastriotit, vendi i 9-të, 20 pikë.
Sebino Plaku kompletoi sulmin e liderit të Superligës, Flamurtarit, përpara nisjes së pjesës së dytë të sezonit 2010-2011.
Trajneri Gugash Magani ka në vijën e parë veteranin Daniel Xhafaj (15 ndeshje/10 gola); Aleksandar Bajevksi (12 ndeshje/2 gola) dhe Ardit Shehaj (10 ndeshje/1 gol).
Flamurtari ka shënuar në 16 ndeshjet e para një total prej 25 golash, ose 1.56 gola për ndeshje (po aq sa Dinamo), duke pasur sulmin e dytë më të mirë pas Skënderbeut: 26.
Në pesë ndeshjet e fundit, Flamurtari ka fituar 3 dhe ka humbur 2 të tilla. Në stadiumin “Flamurtari”, vlonjatët kanë një rekord prej 100 për qind të pikëve: 8 ndeshje, 8 fitore.
Gjatë fazës përgatitore në Antalia të Turqisë, Flamurtari i fitoi të katër ndeshjet miqësore: Malatyasporin, Ankaradenisporin, Saba Qoom të Iranit dhe me Samsusporin.
Në fazën e parë, Flamurtari fitoi 3-0 në Vlorë ndaj krutanëve me golat e shënuar nga Lena, Shehaj dhe Xhafaj.
- Ndeshjet e javës së 17-të të Superligës
Të premten
Kastrioti-Flamurtari ora13:00
Të shtunën
Bylis-Laci ora13:00
Vllaznia-Besa ora13:00
Të dielën
Elbasani-Dinamo ora 13:00
Shkumbini-Teuta ora 13:00
Të hënën
Tirana-Skenderbeu ora 17:00
(d.b/BalkanWeb)