Serbi vret shqiptarin, plagos vëllain e tij

Një person është vrarë dhe një tjetër është plagosur sot pas orës 15:00 në fshatin Ponesh të Gjilanit.
Rastin e vrasjes e ka konfirmuar për Indeksonline, zëvendësdrejtori rajonal i Policisë në Gjilan, Shaban Azizi.
Ai tha se një person, kosovar/shqiptar i moshës 35-vjeç është vrarë dhe vëllai i tij është plagosur nga persona deri tani të panjohur për policinë.
Sipas Azizit, ngjarja ka ndodhur pas orës 15:00 në malet e fshatit Ponesh. Mësohet se ky fshat është i banuar me popullatë të përzier, shqiptarë e serbë.
I plagosuri është dërguar në qendrën spitalore në Gjilan ku është duke u kuruar.
Burimet e Indeksonline tregojnë se sipas informatave të para, dyshohet se motiv i kësaj vepre është vjedhja/prerja e druve dhe dyshohet se kryes i kësaj vepre është një i dyshimtë i nacionalitetit serb dhe i njëjti ndodhet akoma në arrati.
Në vendin e ngjarjes për momentin ndodhen të gjitha njësitet përkatëse të Policisë së Kosovës të cilat po merren me rastin./V.K./Indeksonline/