E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fashistët grekë vranë një pakistanez

Një i ri pakistanez është vrarë në Athinë të premten herët në mëngjes nga dy persona, të cilët policia i arrestoi pas disa minutash.

27 vjeçari Sahxat Loukman nga Pakistani u qëllua me thika nga dy të rinj, 25 dhe 29 vjeç, në lagjen Petralona, pas një grindje mes tyre.

Në momentin e vrasjes, pakistanezi ishte duke ngarë biçikletën, kurse sulmuesit ndodheshin në një motor. Ata provokuan një grindje me pakistanezin dhe e qëlluan me thika në gjoks. Menjëherë pas krimit u larguan, ndërsa emigranti dha shpirt në duart e dy qytetarëve grekë, që panë ngjarjen e rëndë.

Pas ndalimit të dy autorëve të ngjarjes, të cilëve iu gjetën me vete edhe thikat e krimit, policia ushtroi kontroll në banesat e tyre, ku gjeti pistoleta, rruaza metalike, shkopinj druri, thika dhe broshura të partisë profashiste “Agimi i Artë”, transmeton Balkanweb.

Pakistanezi kishte ardhur në Greqi nga Pakistani 6 vjet më parë dhe punonte në lagjen Petralona në Athinë. Ai qëndronte në Greqi me dokumente të rregullta./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›