E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vuçiq: Nuk do të hapim shampanjë për Kosovën

Kryetari i Partisë Progresive Serbe (SNS) dhe nënkryetar i qeverisë serbe, Aleksandar Vuçiq deklaroi sot se për Kosovën nuk ka zgjidhje të lehta, që për zgjidhje të tilla mund të mendojnë vetëm “kokat e nxehura” dhe që çfarë do qoftë zgjidhja, për Kosovën “askush nuk do të hapë shampanjë”.

“Kjo nuk është detyrë e lehtë, paraqet ecje nëpër tel të hollë, por qëllimi ynë është të sigurojmë jetë më të mirë, por që edhe të marrim në muajin qershor datën për fillimin e negociatave me BE-në”, tha ai në mbledhjen e Këshillit qendror të kësaj partie me elektoratin më të madh në Serbi.

Ai porositi se shteti i Serbisë respekton të drejtat e të gjitha pakicave kombëtare, por që ekziston vetë një shtet i Serbisë ligjet e të cilit duhet t’i respektojnë të gjithë, transmeton agjencia e lajmeve FoNet.

Në komunën e Preshevës organet kompetente do të veprojnë sipas ligjit në afatin më të shkurtër të mundshëm, theksoi ai lidhur me lapidarin e ngritur për nder të pjesëtarëve të UÇPMB-së./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›