E Shtunë, 31 Tetor 2026

Serbi/Jeremiç: Vizita e Medvedev, me rëndësi historike

Ministri i Jashtëm i Serbisë Vuk Jeremiç ka deklaruar se vizita e presidentit të Rusisë Dimitri Medvedev në Beograd ka rëndësi historike, dhe do të fuqizojë marrëdhëniet ndërmjet Serbisë dhe Rusisë.
"Marrëdhëniet e Serbisë dhe Rusisë tradicionalisht janë të ngushta dhe zgjasin me shekuj, por në sajë të rrethanave historike, kjo është vizita e parë e presidentit të Rusisë në Republikën e Serbisë. Nisur nga ky fakt, kjo vizitë do të ketë karakter historik", ka thënë Jeremiç. Medvedev pritet të vizitojë Serbinë në 20 tetor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›