Serbia: Ata që kanë ndihmuar Mladiç do të dalin para drejtësisë
BEOGRAD- Autoritetet serbe u angazhuan të hedhin dritë mbi ndihmat prej të cilave ka mundur të përfitojë, Ratko Mladiç gjatë arratisjes dhe që i kanë mundësuar fshehjen për 16 vjet nga drejtësia ndërkombëtare.
"Ne do të vazhdojmë të ndjekim penalisht të gjithë ata që kanë ndihmuar Mladiç dhe të arratisurit e tjerë t'i shpëtojnë drejtësisë'', deklaroi sot prokurori serb për krime lufte, Vladimir Vukcevic.
"Duke fshehur Mladiç, ata i kanë shkaktuar një dëm të konsiderueshëm këtij vendi. Të fshehësh të arratisurit nga Gjykata e Hagës përbën një krim të rëndë'', shtoi ai.
Ish-shefi ushtarak serbo-boshnjak, Ratko Mladiç është shpallur fajtor që prej vitit 1995 për gjenocid dhe krime lufte nga Gjykata e Hages për rolin e tij në masakrën e Srebrenicës ku si pasojë humbën jetën 8 000 myslimanë të Bosnje-Hercegovinës.
(e.m/ata/BalkanWeb)