Wikiliks: Serbia e dinte ku fshiheshin kriminelët e luftës
SHBA- Serbia nuk donte t’i arrestonte kriminelët e luftës. Nje fakt i tille zbulohet ne transkriptet e Wikiliks të cilat publikohen sot në mediat kosovare.
Në transkripte zbulohet se autoritetet në Serbi që nga viti 2006 e kanë ditur se ku fshiheshin kriminelët e luftës Ratko Mladic dhe Goran Haxhic, por nuk ndërmorën asnjë hap për t’i arrestuar ata. Wikilis zbulon se kjo politikë përkrahej nga kryeministri i atëhershëm serb Vojislav Koshtunica.
Transpkriptet e Wikiliks shkojnë më tej duke zbuluar kontaktet e bashkëpunëtorëve të Mladicit me vetë kreun shtetëror në Rusi. Në to dëshmohet se Serbia ka treguar vullnet për arrestimin e kriminelëve të luftës vetëm pas vitit 2009.
Gjatë takimeve me diplomatë amerikanë në vitin 2009, presidenti Tadic kishte akuzuar partinë e ish-kryeministrit Koshtunica se kishte pasur informata ku gjendeshin të arratisurit, por ato ishin fshehur për shkak se nuk ishte bërë asgjë për arrestimin e tyre.
(e.m/BalkanWeb)