E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Hiqe ministrin nga priza”, premiera në Metropol

TIRANË- Komedia “Hiqe ministrin nga priza” do të shfaqet premierë mbrëmjen e 2 qershorit në Teatrit të Metropolit me një ngjarje, që demoskon sistemin politik, që përdor dhe shet gjithçka për të arritur në pushtet më çdo qëllim.
Vepra e autorit anglez Eric Idle do të vijë në sallën “Çehov” të Metropolit nga regjisori Arbër Jakllari, sipas të cilit sjell shfaqja trajton një problematikë që gjen hapësirë edhe në realitetin tonë.
Në familjen e ministrit te mbrojtjes Aleks Charls ndodh diçka e jashtëzakonshme, ai vret koken dhe bie ne koma, ndërsa doktori nuk i jep shpresa per jeten. E vetmja mundësi që ministri të mbijetojë është një inkubator, që punon me korent. E shoqja e ministrit dhe kryeministri i vendit bien dakort ta mbajne të fshehtë lajmin për interesa politike dhe gjithçka krijon situata komike. Ngjarjet dhe situatat demaskojnë politikanët nga intrigat, aferat, korrupsionin, tradhtitë, thashethemet, abuzimin, komplotet dhe shitjen e moralit dhe e dinjitetit të familjes për të arritur në pushtet me çdo qëllim.
Në skenografikë e Beqo Nanaj do të interpetojnë aktorët e rinj: Devis Muka , Ina Gjonçi, Klodjana Hoxha, Klodjana Keco, Cubi Metka, Roland Saro, Alban Musa.
Komedia, një bashkëpunim mes Akademisë së Arteve dhe Teatrit të Metropolit do të shfaqet dhe në datat 3, 4, 5, 9, 10, 11, 12 qershor, ora 19:00.

(d.b/ATA/BalkanWeb)

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›