Studentët e Bosnjës në protestë pro Mlladic: Tadic tradhtar
BOSNJE- E ndërsa e gjithë bota demokratike përshëndeti arrestimin e kriminelit të luftës Ratko Mlladic serbët e bosnjës protestojnë për kapjen tij dhe akuzojnë Tadic si tradhëtar.
Studentët në ish-Bosnjen serbe, dikur qëndër politike dhe ushtarake gjatë luftës në këtë rajon, marshuan në mbështetje të kriminelit të luftës Ratko Mladic. Në proteste morën pjesë studentë nga katër universitete në Palë.
Protesta u zhvillua në qendër të qytetit që ndodhet rreth 30 kilometra larg kryeqytetit Sarajevë të cilin serbët e Bosnjes e mbajtën të rrethuar për tre vjet e gjysmë gjatë konfliktit të armatosur në vitet 1992-1995.
Duke valëvitur flamuj të Republikës së Serbisë dhe me pankarta në duart ku shprehej për Mlladic studentët hodhën parrulla ndaj presidentit serb Boris Tadic të cilin e cilësuan përgjegjës për arrestimin e Mlladic.
68- vjecari Ratko Mlladic, i akuzuar per krime lufte, u arrestua ditën enjte në Serbi, ndërsa është në pritje të ekstradimit për në gjykatën e Hagës.
(e.m/BalkanWeb)