Topi Une ne bulevard Berisha ne bllok

“Unë në bulevard, si qytetar, por Berisha në bllok si në shtëpinë e tij.”
Ka qenë kjo përgjigja e parë, por shpërthyese e presidentit Bamir Topi, tetë muaj pas fyerjes publike që i bëri kryeministri Sali Berisha atij pas 21 janarit.
Në një intervistë shpërthyese dhe emocionale, por edhe elokuente politikisht, kreu i shtetit ka shpërthyer mbrëmë në emisionin Top Story të Sokol Ballës në Top Channel, duke deklaruar gjithashtu kthimin e tij vitin tjetër në politikë me një formacion të djathtë.
Por, Topi Deklaratat e Berishës ishin një humbje e kontrollit dhe mungesë totale e etikës qytetare. Duhet të mëshirosh kur ka një humbje kontrolli.
Bamir Topi
President i Republikës sfidoi indirekt Berishën duke paralajmëruar lëvizje deputetësh në kuvend nëse do shkohet tek zgjedhja e presidentit me 71 vota, si dhe duke ftuar partitë politike të pranojnë se zgjidhja më e mirë do të ishte zgjedhja e presidentit direkt nga populli.
Presidenti komentoi si një deklarim pa etikë qytetare dhe që e mëshironte akuzën e kryeministrit Berisha.
Më tej gjatë intervistës presidenti Topi pohoi se ajo çka thuhej në kabllogramën e Uikiliks se Berisha po organizonte sulm me gurë ndaj presidencës në kohën e ligjit për lustracionin, ishte e vërtetë dhe se kështu i kishin ardhur informacionet nga shërbimet sekrete.
Por, pjesa më interesante e intervistës së tij në Top Story ishte ajo kur me një përgjigje të prerë ai iu përgjigj pyetjes së gazetarit Sokol Balla nëse vitin tjetër ai do të rikthehej në politikë. Presidenti u përgjigj qartë se do të ishte aktiv në politikë dhe se ai i përkiste të djathtës shqiptare për shkak të bindjes, por edhe prejardhjes së tij familjare, ndërkohë Topi la ende të hapur betejën për presidentin e ardhshëm.
Ai këmbënguli se Shqipërisë i duhet një president nga populli. Vetë Topi nuk përjashtoi jo vetëm mundësinë që në një rast të tillë të kandidonte vetë, por la të kuptohej se në rast se në kuvend do të shkohej tek zgjedhja e presidentit me 71 vota, do të kishte lëvizje nga një grup deputetësh nën influencën e tij që do të vepronin si pakicë bllokuese.
Në vazhdën e replikave të tij me kryeministrin në Top Story, presidenti Topi fajësoi ndryshimet kushtetuese si shkaktarë të situatës politike në vend, për të cilat tha ai, ka tashmë së paku një të penduar: "I penduar tashmë është zoti Rama, por nuk është penduar akoma pala tjetër".
Sondazh
Presidenti Bamir Topi mbeshtet zgjedhjen e Presidentit te Republikes nga populli; mendoni se kjo eshte zgjidhja e duhur qe te marre fund pergjithmone polarizimi i skajshem i politikes ne Shqiperi?
Po
Jo
Duke llogaritur rezultatet. Ju lutem prisni... if(useCookiesToRememberCastedVotes){ var cookieValue = Poller_Get_Cookie('dhtmlgoodies_poller_389'); if(cookieValue && cookieValue.length>0)displayResultsWithoutVoting(389); // This is the code you can use to prevent someone from casting a vote. You should check on cookie or ip address }
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga politika “Maratona Kuq e Zi”
Krahas hapjes së degëve në të gjithë Shqipërinë, Aleanca Kuqezi është duke i kushtuar një vëmendje edhe shtrirjes së veprimtarisë në ato shtete ku jetojnë emigrantë shqiptarë. Presidenti sot në Top Story
Presidenti i Republikës, Bamir Topi thyhen heshtjen pas shumë kohësh. Ai do të jetë sot i ftuari i gazetarit Sokol Balla në emisionin Top Story që do të mund ta ndiqni në Top Channel, në orën 21. Zbatimi i kritereve të Integrimit
Përpara publikimit të raportit të Komisionit Europian për Shqipërinë, fondacioni 'Soros' ka bere publik një studim të detajuar, sesa vendi ka përmbushur detyrimet që ka marrë përsipër.
PS, akuza Berishës për korrupsion
Në interpelancën me kryeministrin, deputeti Erion Braçe ka deklaruar se po jepen me konçension tërë pasuritë publike dhe duket sikur vendi është në shitje. Bloomfield: Më shumë shqiptarë në Australi
Ambasadorja e Australisë, jorezidente në Tiranë Jenny Bloomfield, në një intervistë për Top Channel thotë se marrëdhëniet e Australisë më Shqipërinë janë të afërta bazuar në lidhjet e forta mes komuniteve. Ajo ka vlerësuar kontributin e komunitetit shqiptar në Australi. Fillimisht amabasadorja Bloomfield komenton marrdhëniet shqiptaro-australiane.
Lajmet kryesore
Bulqizë, minatorët dalin nga greva e urisë
Nënshkruhet pakti me ACR-në
Ruçi: Paktin, pastaj ligjet
Enti Rregullator po shqyrton kërkesat e kompanive CEZ, KESH dhe OST
Korçë, biznesi hap dhe mbyll aktivitetin