8 deputetë të PDK-së nuk e votojnë Pacollin për President?

Lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli, nuk ka garanci se do të mbështetet nga të gjithë deputetët e PDK-së për t`u bërë president.
Sipas mediave kosovare aktualisht janë tetë deputetë të PDK-së, që nuk do ta votojnë Behgjet Pacollin për president.Dhe pa votat e tyre, lideri i AKR-së do ta ketë vështirë të vihet në krye të shtetit.
PDK-ja nuk ka vullnet që AKR-së t`i japë më shumë se tre ministri, e aq më pak t`ia lërë në duar Ministrinë e Ekonomisë dhe Financave, dhe atë të Punëve të Jashtme.