Serbia, Tadiç e Nikoliç në balotazh

Tadiç dhe Nikoliç duke votuar ne zgjedhjet e djeshme
Serbia ka mbajtur dje zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale. Rezultatet e para flasin për balotazh mes dy kandidatëve për president, Boris Tadiç dhe Tomislav Nikoliç.
Pavarësisht epërsisë së lehtë të proeuropianit Tadiç, 24,81%, përkundrejt rivalit Nikoliç, i cili ka marrë 14,71%, serbët do tu drejtohen kutive të votimit sërish në 20 maj.
Ndërkohë, përsa u përket zgjedhjeve elektorale, partia e Tadiç është në avantazh. Pjesëmarrja në zgjedhje ishte 60 për qind, 1.3 për qind më pak krahasuar me 4 vjet më parë.
Rezultatet e kandidatëve të tjerë për president
Ivica Daçiç – 15,2%
Vojsllav Koshtunica – 7,7%,
Zoran Stankoviç – 7,1%
Çedomir Jovanoviç – 5,3%
Jadranka Sheshel (gruaja e ultranacionalistit Vojsllav Sheshel, nën hetim nga Gjykata e Hagës për krime lufte) - 3.9 %
Myftiu i Sanxhakut, Muamer Zukorliç, -1,1%