E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha në Itali, takime me krerët e shtetit

Kryeministri Sali Berisha / Foto arkiv

Kryeministri Berisha pritet të nisë axhendën e takimeve me krerët e shtetit italian, pas mbërritjes ditën e djeshme për një vizitë zyrtare. Berisha do të takohet me kryeministrin Mario Monti, ndërsa pas takimit, të dy krerët e qeverive do të japin një konferencë të përbashkët shtypi.

Axhenda do të vijojë me takimin me presidentin Giorgio Napolitano, e më pas me presidentin e Dhomës së Deputetëve të Parlamentit italian, Gianfranco Fini.

Gjatë vizitës në shtetin fqinj, Berisha shoqërohet nga ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Aldo Bumçi, si dhe nga përfaqësues të biznesit dhe medias.

Gjatë vizitës, kryeministri do të marrë pjesë në Forumit Ekonomik Shqipëria në Europë, mundësi të reja bashkëpunimi ekonomik dhe industrial për sipërmarrjet italiane, që zhvillohet në selinë e Confindustria-s, ku do të mbajë edhe një fjalim. / G.N.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›