Serbia-Zannierit,të zbatohet plani 6-pikësh
Presidenti serb, Boris Tadiç si dhe ministrat Vuk Jeremiç e Goran Bogdanoviç i kanë kërkuar shefit të UNMIK-ut, Lamberto Zannier nisjen e implementimit sa më të shpejtë të planit 6-pikësh të Sekretarit të Përgjithshëm Ban Ki Moon. Siç bëhet e ditur në një komunikatë të zyrës së presidentit serb, palët kanë rënë dakort që të vazhdojnë edhe në ditët e ardhme bisedimet për këtë temë. Ministri serb Vuk Jeremiç citohet të ketë thënë se është e domosdoshme prezenca e mëtejme e UNMIK-ut në Kosovë. Ende nuk dihet qëndrimi që ka mbajtur Zannier pas takimeve. Administrata e OKB-së në Kosovë ka thënë se më vonë gjatë ditës do ta bëjë publik qëndrimin e tij, por para takimeve zëdhënësi Alexander Ivanko ka pohuar se UNMIK-u e di qe pa angazhimin e Prishtinës nuk mund të ketë implementim të këtij plani.