Serbia braktis konferencën për shkak të Kosovës
Sipas Radio Televizionit të Kosovës, largimi është bërë në shenjë proteste për praninë e delegacionit kosovar.
Nën organizimin e presidencës suedeze që kryeson Bashkimin Evropian në Bruksel ka hapur punimet konferenca ndërministrore e BE-së me temën: “Drejt veprimit global kundër trafikimit me qënie njerëzore”, në të cilën Republika e Kosovës është përfaqësuar nga ministri i Punëve të Brendshme, Zenun Pajaziti dhe ministrja e Drejtësisë, Nekibe Kelmendi.
Kosova tashmë konsiderohet partner në iniciativa edhe më të gjëra për luftimin e formave të ndryshme të krimit të organizuar.
Pjesëmarrja është shfrytëzuar nga delegacioni kosovar edhe për takime të shumta bilaterale me përfaqësues të vendeve pjesëmarrëse në konferencë.