Nis rekrutimi i agjentëve të Inteligjencës
Pas zgjedhjes së stafit menaxhues, së fundi AKI ka hapur konkursin edhe për zyrtarë të Agjencisë.
Përveç stafit që do të punojë në administratën e AKI-t, siç bën të ditur e përditshmja “Infopress”, me këtë konkurs do të punësohet edhe ajo pjesë e zyrtarëve, të cilët do të angazhohen në mbledhjen e informatave për nevojat e Agjencisë.
Informata këto për kërcënimet ndaj sigurisë, integritetit dhe sovranitetit territorial, integritetit të institucioneve shtetërore, rendit kushtetues dhe ligjshmërisë, stabilitetit dhe zhvillimit ekonomik të vendit.
Agjencia, sipas kësaj të përditshmeje, nuk ka bërë publik numrin e atyre që do të punësohen, pasi këtë e llogaritë si të dhënë që nuk duhet ditur opinioni, por thuhet se do të punësohet aq personel, sa ka nevojë Agjencia dhe atë të profesioneve të ndryshme.
Bashkim Smakaj, drejtor i AKI-t, ka thënë se Agjencia ka nevojë për një spektër të gjerë të kategorive, për njerëz me përgatitje të ndryshme profesionale, ndërsa në bazë të nevojave të Agjencisë dhe përgatitjeve të kandidatëve do të bëhet edhe seleksionimi i tyre.
Gjithashtu, as paga e këtyre zyrtarëve, nuk do të jetë e njohur për opinionin.
Sipas drejtorit të AKI-t, konkursi qëllimisht është lënë i hapur për një periudhë më të gjatë se sa konkurset e zakonshme, në afat prej 30 ditësh, për të dhënë hapësirë më të madhe për konkurrim, për të krijuar mundësi të përzgjedhjes se një kualitetit më të lartë. /telegrafi/