E Diel, 1 Nëntor 2026

Zajmi: Ndalimi i trafikimit të fëmijëve, sfida kryesore

Ajo ishte e pranishme në aktivitetin e organizuar me rastin e ditës së tretë Evropiane kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore. Zv.ministrja Zajmi e cilësoi trafikimin e qenieve njerëzore  një problem serioz që cënon lirinë dhe dinjitetin e vajzave të reja dhe fëmijëve, një plagë ku janë përfshirë mijëra njerëz në botë, ku për fat të keq, tha ajo, është prekur edhe Shqipëria.

Prej më se një dekade, për të parandaluar fenomenin e Trafikimit të Qenieve Njerëzore, tha zv.ministrja e Brendshme, në Shqipëri është ndërtuar një kuadër ligjor si dhe është ngritur një sistem mbrojtjeje dhe rehabilitimi për viktimat e trafikimit.

Në aktivitetin e organizuar nga Zyra e Koordinatorit Kombëtar për Luftën Kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore, në bashkëpunim me CIES (Qendra e Informimit dhe Edukimit për Zhvillim), u inaugurua Ekspozita e Teatrit Interaktiv për fëmijë "Unë udhëtoj... i vetëm".

 Ekspozita "Unë udhëtoj ... i vetëm", është një lojë interaktive , mbi temën shqetësuese të shfrytëzimit dhe trafikimit të qenieve njerëzore, e cila u drejtohet fëmijëve nga mosha 7 deri në 12 vjeç.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›