E Diel, 1 Nëntor 2026

Shkup, PLD: Marrëveshja e kufirit në Gjykatën Kushtetuese

"Jemi dëshmitarë se ditëve të fundit shumë gjëra serioze po i ndodhin Republikës së Maqedonisë në kushte misterioze, seancë kuvendore të pas manesnatës dhe mosprani e kryeministrit që të sqarojë se një çështje të këtillë të rëndësishme dhe një kumtesë e zbehtë në mediume për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Kosovën", tha Roza Topuzovska Karovska.

Sipas saj, në këtë mënyrë tregohet mosrespektim i Kushtetutës nga deputetët dhe zyrtarët më të lartë, ndaj për këtë qëllim PLD-ja ka marrë vendim për ta ankimuar ratifikimin që Kuvendi e votoi të shtunën në orët e vona të mbrëmjes.

Edhe nga partia më e madhe opozitare LSDM thonë se me çështjen e kufirit është thyer Kushtetuta e Republikës së Maqedonisë.

"Kushtetuta qartë parashikon një procedurë krejt ndryshe dhe miratim me dy të tretën e shumicës në parlament dhe shprehjes së vullnetit të qytetarëve nëpërmjet referendumit. Këtë fakt Qeveria e Maqedonisë dhe Gruevski vendosën që në mënyrën më të ashpër ta fshehin nga opinioni vendor duke bërë kështu shkelje direkte të Kushtetutës dhe rendit juridik", deklaroi kryetar i LSDM-së, Branko Cërvenkovski.

Ndërkaq, VMRO-DPMNE kërkon që opozita të jetë më e përgjegjshme. "Marrëveshja për demarkacion fizik të kufirit ndërmjet Maqedonisë dhe Kosovës nuk bën ndryshimin e kufirit, por shënimin e vijës kufitare në bazë të Marrëveshjes së vitit 2001", deklaroi deputeti Oliver Shambevski.

Sipas tij opozita, kërkon që të përfitojë pikë politike. "Tërë procedura rreth ratifikimit të Marrëveshjes ka qenë transparente dhe e hapur për opinionin", theksoi ai.

Ndërkaq, Ambasada e Mbretërisë së Holandës në Shkup mirëpret përfundimin e procesit të demarkacionit të kufirit mes Republikës së Maqedonisë dhe Kosovës si dhe vendosjen e marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve fqinje.

"Ky zhvillim avancon marrëdhëniet e mira fqinjësore midis Shkupit dhe Prishtinës. Autoritetet e dy vendeve kanë vendosur një shembull pozitiv të bashkëpunimit midis vendeve të Ballkanit Perendimor. Arritja e përbashkët e zgjidhjeve të pranueshme për çdo çështje të hapur paraqet përfitim për të gjithë qytetarët si dhe për ardhmërinë e përbashkët Euro-Atlantike të rajonit".

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›