E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrasja e shqiptarit, kapet autori. E vrau për inate të vjetra

BOLONJA – Në orët e para të mëngjesit karabinierët e Bolonjës kanë vënë në pranga një shtetas shqiptar të dyshuar për vrasjen me thika të një patriotit të tij në klubin e natës 'Willy il Coyote'.
Sipas një njoftimi për shtyp mesohet se në pranga ka rënë Ilir Lele 35 vjec nga Berati pasi policia e konsideron të dyshuarin kryesor për vrasjen e 25 vjecarit Ardit Myrtaj.
Policia ka zbardhur disa detaje nga vrasja e Myrtajt, ku sipas dëshmive të marra ata kishin inate të vjetra mes tyre. Të dy shqiptarët kishin kaluar një periudhë burgu së bashku pasi ishin gjendur fajtorë për veprën penale të trafikimit të lëndëve narkotike.
Por, 25 vjecari Myrtaj u lirua në fund të vitit 2008, gjë që mbushi me inat Lelen. Ai e konsderonte Myrtajn fajtor për burgimin e tij dhe në castine parë që fati e solli të takohen ka debatuar gjatë me të në sy të dëshmitarëve. Më pas, në të dalë të klubit, Myrtaj mori 3 goditje vdekjeprurëse me thikë, një në shpinë, një në shpatullën e majtë dhe një pak sipër zemrës.

(d.b/ANSA/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›