E Shtunë, 31 Tetor 2026

Serbia dëshiron përfshirjen e OKB-së në bisedime

(E plotësuar) Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Aleksandër Vulin, ka deklaruar se Beogradi është i gatshëm që të vazhdojë dialogun me Beogradin, por nuk mund të pranojë të shantazhohet nga pala tjetër.

Ai, në një intervistë për agjencinë serbe të lajmeve “Beta”, ka thënë se në këtë proces më së “miri është që të përfshihet edhe Organizata e Kombeve të Bashkuara".

“Konsideroj se do të ishte mirë që të përfshihet edhe OKB-ja, por, kjo varet edhe nga vendimi i Këshillit të Sigurimit të OKB-së, Brukseli dhe jo vetëm nga Serbia. Konsiderojmë se bisedimet do të jenë shumë më të shpejta dhe të suksesshme, po qe se OKB-ja e shfrytëzon pushtetin e saj”, ka thënë Vulin, duke shtuar se kjo iniciativë nuk e ndesh Beogradin me BE-në apo SHBA-në.

Ai ka thënë se Seria dëshiron dialog të nivelit më të lartë, por ka thënë se duhet bërë e qartë se përfaqësuesit e Serbisë nuk do t’i takojnë ata të shtetit të Kosovës, sepse, siç është shprehur, ”ai nuk ekziston”, por, me përfaqësuesit legjitimë të shqiptarëve të Kosovës.

“Presidenti i Serbisë nuk do të takohet me presidenten e Kosovës. Presidenti i Serbisë, kur të krijohen kushtet, të cilat nuk janë krijuar ende, mund të takohet me përfaqësues të shqiptarëve të Kosovës”, është shprehur Vulin.

Aktualisht, në Kosovë po zhvillohet një debat në lidhje me nisjen e një dialogu politik me Serbinë, derisa sikurse Qeveria në Prishtinë, ashtu edhe presidenti serb, po kërkojnë konsensus ndërpartiak për këto lloj bisedimesh.

Nga bisedimet teknike të zhvilluara deri në mars të këtij viti nën ndërmjetësimin e BE-së janë arritur 7 marrëveshje, zbatimi i të cilave, sipas përfaqësuesve kosovarë, lë shumë për të dëshiruar.

Serbia do "pranojë" Kosovën pa fusnotë?!

Qeveria në Beograd po shqyrton modelin, i cili do t’i mundësonte Serbisë pjesëmarrjen në forumet rajonale, në të cilat Kosova përfaqësohet pa fusnotë, shkruajnë mediat serbe.

Duke u thirrur në burime të afërta brenda qeverisë, gazeta Blic shkruan se për modelin e tillë janë ngarkuar nënpresidentja e qeverisë për integrime evropiane, Suzana Grubjeshiq, dhe shefi i Zyrës për integrime, Millan Pajeviq.

“Konstatimi i të gjithëve në qeveri është se me braktisjen e forumeve, ka humbur vetëm Serbia, sepse zëri i palës tjetër është dëgjuar. Përveç kësaj, janë shpenzuar shuma të mëdha parash për udhëtime dhe njerëzit tanë janë përballur me situata të pakëndshme, pasi është dashur të largohen në mënyrë demonstruese. Andaj, propozimi do të jetë i tillë që pjesëmarrja jonë të mos nënkutpjë pranimin e Kosovës”, citon Blic burimin nga ekzekutivi serb.

Përfaqësuesit e Serbisë kanë braktisur disa forume dhe takime rajonale për shkak të pjesëmarrjes së Kosovës.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›