E Diel, 1 Nëntor 2026

Serbia do Kosovën veriore dhe Republikën Serbe të Bosnjës

Kjo deklaratë vjen nga kryetarja e Komitetit të Helsinkit në Beograd, Sonja Biserko. Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, ajo theksoi se Serbia po përpiqet të shfrytëzojë mospajtimet brenda Bashkësisë Ndërkombëtare lidhur me këtë temë.

Sipas saj kjo çështje në të vërtetë nuk ka të bëjë aq shumë me Serbinë, sesa me çështje të tjera të pazgjidhura në botë. Ajo shtoi se Serbia nuk do t’ia dalë me këtë rezolutë, edhe pse për momentin është e bindur në fitore.

“Shtetet e pesëshes po përpiqen ta bindin Beogradin që në draft-rezolutë të përmendet statusi i Kosovës për t’i mundësuar kandidaturën në BE. Kjo çështje vazhdon të jetë në tryezë”, pohoi Biserko, duke shtuar se pas rifillimit të negociatave për Kosovën, qëndron pretendimi i vërtetë i Serbisë për Bosnjën.

Sipas Sonja Biserkos, karshi Kosovës, Milorad Dodik vazhdimisht po thekson se Bosnja nuk është shtet i qëndrueshëm. “Nëse Bosnja do të hiqte dorë nga Republika Serbe, atëherë ajo do të bëhej pjesë e Serbisë”, shtoi përfaqësuesja e Komitetit të Helsinkit në Beograd.

Lidhur me raportin e GNK-së, Biserko theksoi se “Serbia nuk është në favor të shkëmbimit të territoreve për shkak të Preshevës, që e sheh si pikë të sajën strategjike”. Prandaj sipas saj, me shkëmbim territoresh nuk do të kënaqej oreksi i Beogradit, “sepse ajo që dëshiron Serbia është që të marrë veriun për të legjitimuar kërkesën e saj lidhur me Bosnjën”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›