E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pavarësia, Berisha uron Thaçin; e fton për vizitë

“Kremtimi i përvjetorit të dytë të ngjarjes me rëndësi historike për mbarë kombin, Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, më jep rastin e lumtur, që, në emrin tim e të qeverisë shqiptare, t'Ju përcjell Ju dhe, nëpërmjet Jush, të gjithë popullit të Kosovës përshëndetjet e mia më të përzemërta dhe urimet më të mira e vëllazërore për përparimin e vazhdueshëm të shtetit më të ri të Evropës, të lirë e demokratike, dhe për begatinë e qytetarëve të saj”, shkruan Berisha.

Më tej, në telegramin e urimit shkruhet se “Kosova e re, e lirë dhe e pavarur, rrezaton paqe, siguri dhe stabilitet, jo vetëm brenda vendit, por edhe në rajon e më gjerë. Arritjet e mrekullueshme të këtyre dy viteve për ndërtimin e një shoqërie të lirë, ku të gjithë qytetarët ndihen të barabartë, pavarësisht nga përkatësia etnike, për konsolidimin e institucioneve demokratike dhe për forcimin e zbatimin e ligjit dëshmojnë qartë se çfarë është në gjendje të bëjë një popull, që beson në lirinë dhe vlerat e veta. Kosova është shndërruar sot në faktor paqeje e stabiliteti në rajon”.

Berisha thekson shkruan në telegram, se qeveria shqiptare është e angazhuar për të thelluar marrëdhëniet midis dy vendeve. “Duke Ju dërguar edhe një herë urimet më të përzemërta në ditëlindjen e dytë të kombit, shfrytëzoj rastin, t’Ju ripohoj i dashur mik, dëshirën time për t’Ju pritur së shpejti në Tiranë, si dhe sigurimet e konsideratës më ta lartë”, përfundon letra e kryeministri Berisha.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›