E Shtunë, 31 Tetor 2026

Serbia duhet të bëjë hapa të vështirë

Ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara në Serbi, Majkël Kirby, ka vlerësuar sot se Serbia duhet të bëjë hapa të vështirë në dialogun me Kosovën, por ka shprehur optimizëm se kjo do të ndodhë dhe do të arrihet qëllimi i përbashkët.

Duke folur në një forum për siguri në Beograd, ambasadori amerikan ka theksuar se anëtarësimi në Bashkimin Evropian ofron shumë të mira dhe ka shfaqur shpresën se këto përfitime, një ditë, do t’i ketë edhe Serbia.

Ai më tutje ka vlerësuar se në rajon ekziston përkushtim për bashkëpunim reciprok dhe ka porositur se kjo është diçka që Shtetet e Bashkuara e mbështesin në mënyrë të fuqishme.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›