Serbia e Rusia do forcojnë bashkëpunimin ushtarak
MOSKE-Serbia dhe Rusia dëshirojnë të forcojnë bashkëpunimin në çdo fushë, përfshi dhe atë të sigurisë. Presidenti serb, Boris Tadic mori pjesë në ceremonitë e zhvilluara të dielën në Moskë me rastin e 65 vjetorit të përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, ku u takua me homologun e tij rus, Dimitri Medvedev dhe pati një bisedë të shkurtër me kryeministrin Vladimir Putin.
“Përshtypja e parë ishte se ne të gjithë dëshirojmë të vazhdojmë bashkëpunimin e ngushtë në të gjitha sektorët, dhe jo vetëm në atë ekonomik e politik, por dhe në fushën e sigurisë”, tha Tadic.
(d.b/BalkanWeb)