KQZ: Haki Rugova i LDK-së fitoi në Istog
PRISHTINE- Rezultatet preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të garës së balotazhit për kryetar të Istogut kanë nxjerrë fitues deri tani kandidatin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haki Rugoven me 76 për qind të votave kundrejt kandidatit të Partisë Demokratike të Kosovës Shasivar Haxhiaj, i cili mori 24 për qind të votave.
Një rezultat të ngjashëm kishte publikuar edhe koalicioni i organizatave joqeveritare Demokracia në Veprim. Pjesëmarrja në balotazhin për kryetar të Istogut ishte diku në mbi 29 për qind, nga 39 mijë qytetarëve të kësaj komune me të drejtë vote.
Balotazhi në Istog është vlerësuar se ka rrjedhë qetë dhe pa asnjë incident me peshë.
(s.g/europaelire/BalkanWeb)