E Diel, 1 Nëntor 2026

Fokus/ Një revolucion konservator mund të nisë me Kameron

David Cameron është fitues i zgjedhjeve: partia e tij konservatore arriti të fitojë rreth 90 mandate më shumë se në zgjedhjet e kaluara. Shumëkush sot ka kuptuar se fitorja e zgjedhjeve parlamentare britanike nga konservatorët e David Kameron është një shenjë e mirë për lëvizjen konservatore në Oksident. Pas ngjitjes së rrufeshme të Obamës në SHBA, pas humbjes thumbuese të Sarkozisë në vendoret e Francës, pas çmontimit të krahut të djathtë liberal në favor të asaj më populiste dhe "ksenofobe" në vendet e tjera europiane, konservatorët mund të marrim përsëri frymë pozitive, bash atje ku gjithçka fillo, në vitet shtatëdhjetë, me fitoren e Margaret Thatcher. Që atëherë, revolucioni “konservator” demokratik ka ndryshuar botën, Regani në Amerikë, Soares dhe Suarez në Spanjë dhe Portugali, Valesa dhe Havel në vendet e Europës Lindore, liderët reformatorë në Amerikën Latine, Mandela në Afrikën e Jugut.... tek presidenca trime e Bush; një cikël i filluar rreth 30 vjet më parë që dukesh se po venitej, dhe kudo, nga Amerika deri në Europë, politikat socialiste dhe shtetërore, nga bailout të Obamës për ndihmën ndaj Greqisë, të rimerrnin vendin e liberalizmit ekonomik, me synimin për rregullimin e tregut.
Gjithsesi “ne nuk jemi më në vitet ‘70", përsërit shpesh Kameron, i cili ka shkuar (tani) përtej Theçerizmit, edhe pse ai ende ndan vlerat themelore të kësaj doktrinë politike. Ndërsa flet për një “drejtësi sociale”, dhe dëshiron të luftojë ngrohjen globale (“planetit në radhë të parë, politika bë radhë të dytë”), Ai është i vetëdijshëm se gjendet në një konspekt ekonomik që nuk do të jetë aspak i lehtë për të bërë një politikë fiskale Torie-s, pra për taksa më të ulta, sepse do të këtë vështirësitë e veta, edhe pse ai thotë se dëshiron të bëjë.
Gjithashtu është në një linjë me Presidentin Obama: kur shprehet se për të qeverisur duhet të pushtosh sa më shumë elektoratin e moderuar, cka në Britani që ka qenë për më shumë se 13 vjet arkitrava e qeverisjes së pandërprerë të laburistëve. Por në qoftë se ne mendojmë konfrontimin e fundit në TV javën e kaluar, Kameron di gjithashtu se si të sigurojë elektoratit e tij tradicional: ai premtoi për të lëvizur në drejtim të një privatizim të sistemit të kujdesit shëndetësor kombëtar, dhe se është një njeri, një burrë, një baba, i cili ka mbrojtur disa herë publikisht disa herë vlerën e familjes (të paktën të drejtën e tij për privacy).
Pikat e programit ku konservatorët do të ndërhyjnë shumë shpejt janë shkurtimet në shpenzimet publike, pak më të forta dhe pak më të shpejta. Do të inkurajojnë prindërit dhe mësuesit për të hapur shkolla gjysmë-private. Do të ndihmojnë për më shumë biznese të vogla. David Kameron është versioni i një “liberali” të qendrës, i revolucionit konservator, e vetmja që është fituese në një kohë pyetjesh si kjo që po përjetojmë. Premtimi për të eliminuar taksën e trashëgimisë ose të shëndetit publik, çka i ka dhënë atij një frymë më tërheqëse se kundërshtari i tij socialist. “Efikasiteti ekonomik është terreni i përbashkët i gjithë politikës britanike”, tha gjatë fushatës, “ne duhet të gjejmë mënyra për të pasuar sukses aty ku laburistët kanë dështuar”. Një politikë tatimore konservatore “revolucionare” mund të jetë një nga ato mënyra. Por, së pari të kuptojmë se si në fakt do të përfundojnë këto zgjedhje me aleancat e tyre.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›