E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi: Gati tryezën për dialog, por palët të gjejnë zgjidhjen

TIRANE-Presidenti Bamir Topi ka komentuar sot për mediat situatën politike në vend duke deklaruar angazhimin e tij për ndërmjetësim të dialogut mes palëve. Por sic theksoi Topi, “si president nuk kam forcë ligjore të zgjidh krizën”.

Në kuadër të zgjidhjes së situatës politike, referuar protestës me grevë urie të opozitës për të dhjetën ditë radhazi, Kreu i shtetit vërejti për mediat se ende nuk ka asnjë dialog institucional mes palëve. “Për një dialog duhet të jenë të pranishme të dyja palët”, tha Presidenti në dalje të Galerisë së Arteve ku ndodhej për një ekspozitë kushtuar të përndjekurve politikë.

Duke i mëshuar idesë se për zgjidhje të krizës duhet vullnet, Topi theksoi se në funksionin e Presidentit, personalisht nuk ka forcë ligjore të zgjidhë krizën. Topi sugjeroi që forcat politike të gjejnë zgjidhjen e nevojshme sa më shpejt, sepse nga ana e tij si President, tryeza do të jetë e gatshme për cdo lloj dialogu që sjell zgjidhje të kësaj krize.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›