Tiranë, sherr me thika në shkollë, plagoset nxënësi
TIRANE-Një sherr me thika mes nxënësve në një shkollë 9-Vjecare në Tiranë ka shkaktuar një të plagosur dhe dy të shoqëruar në polici.
Ngjarja e rëndë ndodhi sot paradite në shkollën “1 Qershori” ku një grup nxënësish janë grinder dhe më pas konfliktuar me njëri-tjetrin në oborrin e shkollës. Ka qëën njëri prej tyre që ka goditur një prej moshatarëve me një thikë që e mbante me vete. Mësuesit të alarmuar kanë dërguar nxënësin në spital, ndërsa kanë vënë në dijeni policinë për ngjarjen.
Ende nuk janë qartësuar rrethanat e ngjarjes, por policia po heton për ta zbardhur. Mësohet se nxënësi i plagosur, emri të cilit nuk bëhet i ditur ndodhet në kushte të rënda në spital, por jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka shoqëruar në komisariat dy nxënës.
Kjo nuk është ngjarja e parë e kesaj natyre, e ndodhur në shkollat ku studiojnë minorene. Grindjet me thika dhe mjete të tjera të forta në oboret e shkollave janë kthyer në shqetësim për policinë. Ngjarje të tilla kanë vënë në pikpyetje sigurinë dhe kontrollet e rrepta në shkollat shqiptare.
(d.b/BalkanWeb)