E Shtunë, 31 Tetor 2026

Të ndryshohen kufijtë për të arritur paqen

Ivor Roberts, ish-ambasador në Serbi, beson se përmirësimi i kufijve në Ballkan, duke përfshirë edhe Kosovën, do të mund të kontribuonte në një paqe të qëndrueshme. Ai po ashtu ka sugjeruar edhe mbajtjen e një Kongresi të Berlinit.

Diplomati anglez i cili posa ka promovuar edhe librin e tij “Bisedat me Millosheviqin’ në Panairin Ndërkombëtarë në Beograd, për mediat serbe ka deklaruar se ky është vetëm një qëndrim i tij personal, duke shtuar se insistimi në kufijtë e pandryshueshëm është një ide absurde.

Ideja se këto qëndrime janë gdhendur në gur janë absurde, ashtu siç është insistimi që një vend me çështje të pazgjidhura territoriale nuk mund të bashkohet me BE-n. Në këtë rast Britania e Madhe do të duhet të largohet menjëherë nga unioni, pasi ka mosmarrëveshje territoriale me tri vende.

Ish-ambasadori vuri në dukje se tek ndryshim i kufijve, fokusi duhet të vendoset tek interesi i qytetarëve.

“Incidentet në Kosovë tregojnë se situata nuk është e mirë, dhe kjo nuk është përshtypja ime, këto janë fakte në terren, si rrjedhojë, ndoshta do të ishte mirë të ripërcaktoheshin disa prej këtyre kufijve”, ka thënë Roberts.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›