E Shtunë, 31 Tetor 2026

Serbia e shqetësuar nga kërkesat e Merkel për Kosovën

BEOGRAD- Kërkesat që kancelarja gjermane Angela Markel mund të ketë ndaj Serbisë për situatën e krijuar në veri të vendit, kanë shqetësuar Beogradin zyrtar.

Lajmi bëhet i ditur nga mediat vendase të cilat bëjnë me dije se zyrtarët serb, kanë frikë se normalizimi i gjendjes nënkupton vënien e doganave dhe gjykatave nën kontrollin e Prishtinës.

"Nëse Serbia e kundërshton këtë pozicion, atëherë Merkel do ta paralajmërojë Beogradin se mund të përballet me bllokim të hapave të mëtutjeshëm për negociatat e anëtarësimit në Bashkimin Evropian", shkruan Blic.

Merkel do të vizitojë Kroacinë të hënën e ardhshme, për të vazhduar më pas vizitën e saj zyrtare në Beograd.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›