E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër, organizohet ekspozita "Zemra ime rreh për Europën"

SHKODËR- 35 piktorë nga Shkodra dhe Vlora, ishin protogonist të një ekspozite pikture të organizuar nga Qendra e Informimit të Bashkimit Evropian në Shkodër, e titulluar "Zemra ime rreh për Europën".

Brilanta Lumanaj, drejtuese e Qendres së Informimit të Bashkimit Europian në Shkodër, tha se, "qëllimi i ketij aktiviteti ishte të rrisë ndërgjegjësimin mbi vlerat e BE-së dhe mbi standartet e hyrjes në BE, përmes punës krijuese dhe përfshirjes së rinisë".

Çmimin e parë e fitoi Medina Tresi, 13-vjeç, nga Shkodra. Në pikturën e saj Tresi kishte kompozuar një nënë me fëmijën e saj, ku Nëna është Europa dhe Fëmija është Shqipëria.

Në ceremoninë e ndarjes së çmimeve ishte i pranishëm ambasadori i Delegacionit të BE-së në Tiranë, Ettore Sequi. Duke i përgëzuar organizatorët e Qendrës së Informimit të Bashkimit Europian në Shkodër, si dhe piktorët e vegjël që u angazhuan në punimet e kësaj ekspozite, Ambasadori i

Delegacionit të BE-së në Tiranë, Ettore Sequi, tha se "Europa është një çështje zemre dhe unë e di se Europa është në zemren e shkodranëve, pra në zemren e Shkodrës". 
(atsh/BalkanWeb)

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›